Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Mësohet se në këtë seancë, ish Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët Kujtim Cakrani.

zh.ll
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë
ilir meta

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mësohet se në këtë seancë, ish Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët Kujtim Cakrani.

Meta kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë, pasi avokati argumenton se tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB