TIRANË- Drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin që prej korrikut të këtij viti. Emërimi i Spahos erdhi pas dorëheqjes së Donjeta Balit.
Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, teksa pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo. Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste.
Ndërsa Florenc Spaho kishte marrë detyrën më 22 korrik të këtij viti, duke zëvendësuar Donjeta Balin, e cila po ashtu ishte larguar vetëm pak muaj pas emërimit. Edhe Spaho vetëm dy muaj pas qëndrimit në detyrë dha dërëheqje nga posti./ZËRI