Aktualitet

I vihet lëndë plasëse studios muzikore në Kamëz, raportohet për dëme materiale

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale

I.F
I vihet lëndë plasëse studios muzikore në Kamëz,
Foto ilustruese

KAMËZ- Një shpërthim ka ndodhur rreth orëve të para të, në një godinë në rrugën “Arben Broci” në Kamëz. Sipas Policisë, në shkallët e ndërtesës, të përshtatur si studio muzikore është vendosur lëndë plasëse. Studioja muzikore është në pronësi të Astrit Allaraj, por për momentin ai ndodhet jashtë shtetit dhe ende nuk është marrë në pyetje nga Policia.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ku janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB