Aktualitet

I njohur si “Zoti i drogës”, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas

F.I
I njohur si “Zoti i drogës”, konfiskohen pasuritë e Alket
Alket Hatija

DURRËS-Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, i dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge. Bëhet me dije se janë konfiskuar 2 apartamente, 1 garazh dhe 1 sipërfaqe toke truall.

NJOFTIMI:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Konfiskimi”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat ky shtetas i kishte regjistruar në emër të vet dhe të familjarëve të tij”, njoftoi Policia e Durrësit, që bën edhe ekzekutimin e vendimit. Konkretisht bëhet fjalë për

-1 sipërfaqe toke truall
-1 garazh
-1 apartament në Durrës
-1 apartament në Kavajë
Alket Hatija akuzohet se gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.

Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast). Por sasitë në total mund të shkonin edhe mbi 400 kilogramë të dokumentuara nga përgjimet dhe hetimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, u arrestua në gusht të vitir 2023 në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 50-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 10 vite burgim. Hatija akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë./ZËRI

Poll

MOS HUMB