Aktualitet

I kërkuari i SPAK sherr në Durrës! AMP sekuestron armën e policit të përfshirë në konflikt: Nuk e njoh Denis Tafilin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili.

F.I
I kërkuari i SPAK sherr në Durrës! AMP sekuestron armën e
Denis Tafili

DURRËS-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit, i cili dyshohet se është përfshirë në një sherr, pjesë e të cilit ishte edhe 41-vjeçari Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK. Ky i fundi goditi me qytën e pistoletës Edison Gjuzin.

Efektivi ka qenë prezent në lokal kur ka ndodhur sherri, por në deklarimet e tij para agjentëve të AMP-së është shprehur se nuk ka lidhje me të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili.

Një njoftim i policisë, thuhet se konflikti ka nisur për motive të dobta, ku Gjuzi është goditur me qytë pistolete nga Tafili dhe një 27 vjeçar me inicialet G. M. Të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet. Në vendngjarje, grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete, provë e cila ngriti dyshimet edhe për të shtëna me armë zjarri. 

Denis Tafili, rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacioni 'Ura' për trafik kokaine dhe pastrim parash. Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin me 24 anëtarë, pjesë e të cilit është dhe Tafili./ZËRI

Poll

MOS HUMB