Aktualitet

Truall, makina dhe biznes! Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)

Pasuritë dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale në shtetin anglez.

F.I
Truall, makina dhe biznes! Prokuroria sekuestron pasuritë e të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Arnaldo Lleshit të dënuar për drogë në Angli.  Bëhet fjalë për një truall, një ndërtesë, dy automjete dhe një biznes. Në njoftimin e Prokurorisë raportohet se Lleshi nuk i ka justifikuar ekonomikisht pasuritë në fjalë dhe dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale në shtetin anglez.

NJOFTIMI:

I dënuar në Angli për ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara në Shqipëri të shtetasit A.Ll.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit A.Ll. i dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.04, datë 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.Ll është dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Shtetasi B.Ll. (babai i subjektit) ka në pronësi pasuri truall me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021. Ndërsa vëllai i tij një aktivitet privat me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë te pjesëve të perdorura dhe te reja, import, shitje dhe blerje makinash.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë së luajtshme të shtetasit A.Ll., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri është fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme që rezultojnë të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin:

· Pasuria e paluajshtme me nr. 416/118, me sip totale 403.1 m2 “Truall” dhe 275.2 m2 ndërtesë, ½ pjesë;

·  2 automjete të tipit Opel Corsa dhe Geep Grand Cherokke; 

· Aktivitetin tregtar me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë ë pjesëve të përdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash me emrin tregtar Auto Lleshi, NUIS L52116150G.

Poll

MOS HUMB