Aktualitet

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet për gjobvënie ndaj bizneseve Jetmir Llani! Vendoste gjoba

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Llani, pasi kishte dalë nga burgu, në bashkëpunim me tre persona të tjerë u vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kërcënuar me armë.

k.m.
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet për
Jetmir Llani

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar Jetmir Llanin, i cili ishte shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Llani, pasi kishte dalë nga burgu, në bashkëpunim me tre persona të tjerë u vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kërcënuar me armë. 46-vjeçari u vendos në pranga nga forcat RENEA, të cilat gjatë kontrolleve në vendin ku ai fshihej gjetën 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara.

MOMENTI I ARRESTIMIT: 


Njoftimi i policisë:

Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, Jetmir Llani 46 vjeç.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Lezhë dhe Prokuroria e Lezhës, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025), të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Llani sapo kishte dalë nga burgu për vrasjen e Arjan Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij, Leli Shkreta. Ndërmjet familjeve Llani dhe Shkreta kishte hasmëri. Më 5 qershor 2012, Altin dhe Alban Shkreta, vëllezër të viktimës Arjan dhe Leli Shkretës qëlluan ndaj disa anëtarëve të familjes Llani. Nga të shtënat mbeti viktimë djali i miturit i Jetmir Llanit. Ndaj, Llani dhe vëllai i tij Muharrem Llani planifikuan hakmarrjen, për të cilën u dënuan me nga 25 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB