Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm, Alket Rizai kërkon lirinë! Gjykata e Lamisë shqyrton çështjen

Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet.

I.F
I dënuar me burgim të përjetshëm, Alket Rizai kërkon
Alket Rizai

GREQI- Gjykata e Lamisë në Greqi shqyrtoi sot kërkesën për lirim me kusht të Alket Rizait. Sipas mediave greke, çështja ndaj 47-vjeçarit është shtyrë për në datë 6 qershor, kështu ka thënë avokati i tij Kostas Nousas. Ndërsa Rizai nga pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht nga Burgu i Domokosit në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.

Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet.

Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Por vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021. Ai kishte marrë leje 5 diutë për të lënë burgun,

Hera e fundit që Alket Rizai është paraqitur në Gjykatën e Lamisë ka qenë një vit më parë, ku u zhvillua gjyqi ndaj tij për armëmbajtje dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Por, pas hetimeve ai u shpall i pafajshëm. 

Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë./ZËRI

Poll

MOS HUMB