Aktualitet

I biri vrau sot 34-vjeçarin në Has, babai i autorit mbi 20 kallëzimë në Polici për konfliktin mes dy familjave

Pasditen e sotme, Ylber Jaku ka marrë armën e zjarrit, tip kallashnikov dhe ka shtënë mbi fqinjin e tij duke i marrë jetën në vend.

I.F
I biri vrau sot 34-vjeçarin në Has, babai i autorit mbi 20
Pamje nga konflikti

HAS- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes dy familjeve në Has, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, Rushit Callahin. Mësohet se babai i autorit, ka bërë mbi 20 kallëzime në Polici për konfliktin mes dy familjeve për çështjet e pronave. Ditën e djeshme Policia e Kukësit raportoi se dy familje ishin konfiktuar për motive pronësie. Si pasojë e përplasjes, të lënduar mbetën një çift bashkëshortësh. Për të njëjtën ngjarjes, sot Policia njoftoi se kishte vendosur në pranga një 21-vjeçare, e motra e viktimës, e cila kishte plagosur me mjete të forta prindërit e moshuar të autorit të vrasjes së sotme.

21-vjeçarja e identifikuar si Artjola Sallahu, u vendos në pranga për akuzat: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”; ndërsa dy të moshuarit e familjes Jaku, Agim dhe Vera përfunduan në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Por edhe pse një person u vendos në pranga, konflikti duket se nuk u mbyll me aq.

I biri vrau sot 34-vjeçarin në Has, babai i autorit mbi 20
Makina e viktimës

Pasditen e sotme, Ylber Jaku ka marrë armën e zjarrit, tip kallashnikov dhe ka shtënë mbi fqinjin e tij duke i marrë jetën në vend. 34-vjeçari u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB