TIRANË-Një incident i pazakontë ka ndodhur në sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës, ku një grup të rinjsh polakë janë përplasur me disa shqiptarë pas ndeshjes Dinamo 1-1 Jagiellonia. Në mesditë disa tifozë polakë në gjendje të dehur bënë disa gjeste të pahijshme, në përmendoren e Skënderbeut në qendër të Tiranës, dhe një grup djemsh hodhën gurë në drejtim të tyre. Situata u përkeqësua pas ndeshjes në 'Air Albania', ku një grup me tifozë të Dinamos janë përleshur me njërin prej polakëve që bënte gjeste të pahijshme.
Në pamjet e publikuara në JOQ shihet edhe momenti kur tifozët polakë bëjnë gjeste të pahijëshme para bustit të heroit kombëtar. Në lidhje me rastin ka reaguar edhe studiuesi Auron Tare, i cili shpreh indinjatën për faktin se kjo ngjarje nuk ka marrë reagimin e duhur, ndërsa kritikon edhe policinë se ka arrestuar të rinjtë shqiptarë që reaguan kundër polakëve.
Auron Tare: Një grup huliganësh polakë i bëjnë shurrën Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestojnë dhe hedhin gurë kundër tyre. Policia Shqiptare i fut brënda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme. Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje dhe njerzit e kanë hallin tek telenovelat dhe thashethemet për Ministrat. Imagjinoni në se kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës që na ka hapur Kapitujt e bashkë egzistencës. Vetem një populli i tredhur mëndërisht nuk reagon për këtë ngjarje të pa dëgjuar. Nuk i di detajet por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar nuk ka asnjë kuptim. Ata djem duhen lëshuar dhe duhen falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve. Përndryshe e gjithe fasada me figurë e Gjergjit nëpër Bashki dhe Institucione është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe herojtë e vet.
Teksa pamjet janë shoqëruar me reagime të shumta, a u përdhos vërtetë busti i Heroit Kombëtar? Tifozët polakë të ekipit Jagiellonia ishin në gjendje të dehur dhe as nuk mund ta kenë njohur monumentin e Skënderbeut dhe ajo që shihet janë veprime të turpshme nën efektin e akoolit.