Aktualitet

Homazhe për 21 Janarin! Familjarët vendosin karafila të kuq në vendin ku u vranë 4 protestuesit

Familjarët e 4 viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, kanë vendosur karafila të kuq në vendet ku u qëlluan për vdekje. 

F.I
Homazhe për 21 Janarin! Familjarët vendosin karafila të kuq
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Janë mbajtur sot homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të katër viktimave të tragjedisë së “21 Janarit”. Familjarët e 4 viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, kanë vendosur karafila të kuq në vendet ku u qëlluan për vdekje. Së bashku me familjarët e të ndjerëve ishin dhe përfaqësues të qeverisë dhe Partisë Socialiste, e cila në atë kohë ishte në opozitë.

Sot shënohen 14 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. 

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 14 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB