Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, QQ: AKU të tregojë cila është kompania që prodhoi vezët

QQ shkruan se AKU ka vendosur të marrë në mbrojtje kompaninë që ka prodhuar vezët, duke i fshehur emrin e kompanisë dhe duke konfirmuar nga analizat e kryera në këtë kompani, nuk ka rezultuar prani salmonele në produktet e saj.

F.m
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, QQ: AKU të tregojë cila
Foto Ilustruese

TIRANË- Qëndresa Qytetare ka kërkuar që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të bëjë transparencë përsa i përket kompanisë që ka furnizuar me vezë kopshtin ku u helmuan fëmijët. Në një postim në faqen zyrtare, QQ shkruan se AKU ka vendosur të marrë në mbrojtje kompaninë që ka prodhuar vezët, duke i fshehur emrin e kompanisë dhe duke konfirmuar nga analizat e kryera në këtë kompani, nuk ka rezultuar prani salmonele në produktet e saj.

Reagimi: AKU të ndalë kercenimet dhe shantazhet ndaj qytetareve e prinderve qe reaguan!
Në një kohë që qytetarët shqiptarë presin transparence nga AKU për rastin e helmimit masiv të 70 fëmijëve në kopshtin numër 1 në Gramsh, AKU ka vendosur të marrë në mbrojtje kompaninë që ka prodhuar vezët, duke i fshehur emrin e kompanisë dhe duke konfirmuar nga analizat e kryera në këtë kompani, nuk ka rezultuar prani salmonele në produktet e saj.
AKU ka marrë në mbrojtje edhe kompaninë që ka furnizuar kopshtin me ushqim, duke dalë në përfundimin se kontamimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit, që ndër të tjera kishte dhe frigorifer BEKO. Qëndresa Qytetare vlerëson se AKU nuk po bën transparencë, për rastin konkret por po abuzon me të dhënat, në kurriz të shëndetit të fëmijëve të mitur që mbetën të helmuar nga ushqimi me salmonelë. Ky përbën një precedent të rrezikshëm, sa kohë AKU vendos të bëhet mburojë e kompanive që prodhojnë dhe shesin produkte të pasigurta që konsumohen nga fëmijët tanë.

 

Poll

MOS HUMB