
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke lajmëruar se zyrtarisht jemi në dimër! Sipas SHMU, këtë javë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta.
Depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës (ngopjes së ajrit me avuj uji) dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë. Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura.
Sot, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare, ndërsa nga e marta deri të premtën, koha parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura. Megjithatë këtu nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra. Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë; në bregdet: 10 / 17 °C; në vendet e ulëta: 8 / 18 °C; ndërsa në vendet malore: 2 / 11°C. Të martën, reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Edhe të mërkurën vijojnë me intensitet mesatar, por shtohen pasdite. Në relievet malore në veri dhe lindje pritet dëborë. Ndërsa era do të lëvizë me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.
HARTA LIVE: