Aktualitet

Grabitet tabakino në Elbasan, 2 persona të maskuar mbushën thasët me paketa cigaresh dhe 500 mijë lekë

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 02:00.

zh.ll
Grabitet tabakino në Elbasan, 2 persona të maskuar mbushën
pamje nga grabitja

ELBASAN- Një tabakino në rrugën Elbasan-Metalurgjik është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve të publikuara, dy persona të maskuar hynë në dyqan dhe morën rreth 500 mijë lekë të reja, si dhe disa paketa cigaresh. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 02:00.

Policia po punon për identifikimin e autorëve, por hetimi vështirësohet pasi zona nuk është e mbuluar nga kamerat e sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB