Aktualitet

Goditi Policin e burgut në Fier, 32-vjeçari kapet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

Në pranga kanë përfunduar edhe 4 shokët e tij, të cilët e kanë ndihmuar t’u fshihet autoriteteve.

F.I
Goditi Policin e burgut në Fier, 32-vjeçari kapet në
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Elvis Roshi, 32 vjeç  i shpallur në kërkim, pasi kishte goditur një punonjës të burgut në Fier është arrestuar nga Forcat Operacionale në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar edhe 4 shokët e tij, të cilët e kanë ndihmuar t’u fshihet autoriteteve. Konkretisht bëhet fjalë për: Ermir Peqini, 33 vjeç, Dorian Cera, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, Arbit Nure, 29 vjeç dhe Fabjan Muçaj, 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë;

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”.

Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe arrestohen 4 shtetas të cilët e ndihmuan shtetasin në kërkim që t'i fshihej Policisë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.

Gjatë operacionit, u kapën edhe shtetasit që shoqëronin 32-vjeçarin, E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB