
ITALI- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit italian dhe Karabinierët kanë ekzekutuar një operacion antidrogë. Mediat vendase raportojnë se ishin lëshuar gjithsej 33 masa parandaluese, duke përfshirë 14 arrestime në paraburgim, 8 arrestime në shtëpi dhe 11 urdhra për arrest shtëpie.
Ky operacion ka identifikuar dy grupe kriminale që merreshin me trafikimin e drogës. Grupi i parë, i drejtuar nga një shtetas italian, vepronte në Rovereto dhe Riva del Garda, duke shpërndarë hashash. Ndërsa grupi i dytë, i udhëhequr nga tre shqiptarë, trafikonte kryesisht kokainë në zonën e Riva del Garda.
Gjatë hetimeve, janë arrestuar në flagrancë 9 persona dhe janë sekuestruar 700 gram kokainë, 4 kilogram hashash dhe 100 gram marijuana. Operacioni përfshiu mbi 150 oficerë, njësi antidrogë dhe patrulla të specializuara, duke shtrirë aktivitetin në disa zona të Italisë./ ZËRI