Aktualitet

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku: Nuk ka prova

SPAK deklaroi se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij.

F.I
GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë, Muhamet
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre. SPAK deklaroi se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.

Në nëntor të vitit 2025 Rrumbullaku po merret në pyetje nga prokurorja Doloreza Musabelli në cilësinë e personit që mund të kishte dijeni për transferimin e një Oficeri të policisë gjyqësore (OPGJ) të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Berat. Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të ish-drejtorit të AMP-së, Florjan Sulejmani. 

Rrumbullaku u largua nga drejtimi i policisë së shtetit më 5 shtator 2024, ndërsa lëvizja e tij u justifikua me ndryshimet ligjore, të cilat kërkonin që drejtuesi i ri të zgjidhej me konkurs. Ai mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për dy vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB