Aktualitet

Vdes 68-vjeçari në Vlorë, Policia: Ndodhi për shkaqe natyrale. Shenjat? Mund t'ja ketë shkaktuar kafsha shtëpiake

Sipas Policisë, eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist dolën në përfundimin se vdekja kishte ndodhur për shkaqe natyrale.

k.m.
Vdes 68-vjeçari në Vlorë, Policia: Ndodhi për shkaqe
Foto ilustruese

VLORË- Një 68-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij, në lagjen "10 korriku" të Vlorës. Fillimisht u dyshua se 68-vjeçari Bashkim Durmishi kishte qenë pre e një grabitjeje. Kjo për shkak të shenjave të dhunës, një prej tyre në pjesën e nofullës por edhe sepse ishte i zhveshur, por Policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Sipas Policisë, eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist dolën në përfundimin se vdekja kishte ndodhur për shkaqe natyrale. E po ashtu kanë edhe një shpjegim për shenjat e lëndimeve që ka pasur viktima në fytyrë. 

"Dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi. Kafsha shtëpiake u konstatua edhe nga shërbimet e policisë në momentin e mbërritjes në vendngjarje,"-shton Policia. 

Vlorë/Informacion në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me gjetjen pa shenja jete të shtetasit B. D., 68 vjeç, në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ju informojmë se: Nga këqyrja e trupit të shtetasit B. D, në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, nga grupi hetimor, në përbërje të të cilit ishin eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist, nuk u konstatuan dëmtime trupore që të kenë sjellë vdekjen. Paraprakisht, dyshohet për vdekje natyrale. Dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi. Kafsha shtëpiake u konstatua edhe nga shërbimet e policisë në momentin e mbërritjes në vendngjarje. Vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB