Aktualitet

Gjenden 2 kallashnikovë në një kosh mbeturinash në Dropull, në kërkim poseduesi

Nga informacionet rezulton se poseduesi nuk është banor i fshatit Bodrishtë

F.I
Gjenden 2 kallashnikovë në një kosh mbeturinash në Dropull,
armët e gjetura

GJIROKASTËR-Dy armë zjarri tip kallashnikov dhe sasi municioni luftarak janë sekuestruar nga Policia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Armët janë gjetur në një kosh mbeturinash.

Policia mori informacion se në një banesë të pabanuar, në fshatin Bodrishtë, një shtetas ende i paidentifikuar kishte fshehur armë zjarri dhe municion luftarak. Nga informacionet rezulton se poseduesi nuk është banor i fshatit Bodrishtë dhe i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar për shkak të presionit policor. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Njoftimi i Policisë:

Gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në një banesë të pabanuar, në fshatin Bodrishtë, një shtetas ende i paidentifikuar kishte fshehur armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në vendet e dyshimta dhe në territor të hapur.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se një shtetas, që nuk është banor i fshatit Bodrishtë, i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar dhe për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në terren.

Gjatë kontrollit të territorit, në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, këta të fundit gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.

Poll

MOS HUMB