Aktualitet

Futbolli në zi! Ndërron jetë vajza e futbollistit të Tiranës, shtyhet ndeshja Flamurtari-Tirana

Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë.

F.I
Futbolli në zi! Ndërron jetë vajza e futbollistit të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vajza e futbollistit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një ngjarje që ka tronditur komunitetin sportiv në vend. 

Nga burimet pranë policisë dyshohet se vajza e mitur ka rënë nga krevati 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike për jetën. Edhe pse i është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë. Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar nga klubi i Tiranës, i cili shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e plotë me lojtarin.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit bardheblu.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij. Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB