Aktualitet

Fshehu pistoletën në depozitën e ujit, kapet mat me armë pa leje shpërndarësi i drogës në Tiranë (EMRI)

zh.ll
Fshehu pistoletën në depozitën e ujit, kapet mat me armë pa
pamje nga operacioni

TIRANË- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesë 35-vjeçari iu gjet një armë zjarri, të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe reth 135 gramë kokaine. Gjithashtu dyshohet se 35-vjeçari Markeliano Pirtea, rezulton se pas një sherri të ndodhur pak kohë më parë, ka goditur me qytën e pistoletës një person.

Njoftimi:

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”.

Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:
-M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.

Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB