Aktualitet

FOTO- Sherri në berberhane/ 35 qepje në trup për 23-vjeçarin, shpallet në kërkim 30-vjeçari

30-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. 

F.I
FOTO- Sherri në berberhane/ 35 qepje në trup për
Nikola Agolli

POGRADEC-Policia e Pogradecit njofton se ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin Sindi Syzo, pas sherrit të ndodhur mbrëmë në qytetin jug-lindor. Sipas policisë, 30-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Syzo është futur në berberhane dhe ka gjetur Nikola Agollin. Ky i fundit ka qenë duke u qethur kur është sulmuar me një mjet prerës, sharrë druri. Mësohet se i riu ka marrë 5 qepje në kokë dhe 30 penj në dorë aty ku ka pasur edhe çarjet më të mëdha me mjetin prerës, sharrë druri.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale " Vrasje me dashje" mbetur në tentativë,"-njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB