
TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet në spitalin e Traumës pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së opozitës. Gjekmarkaj shihet i shtrirë në shoqërinë e doktorëve, ku pranë tij ka shkuar edhe kryetari i PD-së Sali Berisha.
“Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali. Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë”, tha Berisha per mediat.
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës dhe u transportua drejt Traumës. Gjekmarkaj deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet. Po ashtu edhe Berisha deklaroi se është dhunuar nga efektivët e policisë.
Nga ana tjetër Policia e Shtetit i përgënjeshtroi deklaratat e Berishës, duke sqauar se deputeti nuk u dhuna nga asnjë punonjës policie, por ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.
“Policia e Shtetit ka përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta”, theksoi policia në një reagim për mediat./ZËRI