TIRANË-Aldo alias Elidon Avdylaj, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit më 2 tetor, është arrestuar sot në zonën e 'Kopshtit Zoologjik' në Tiranë. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, por episiodet që e ndjekin pas tregojnë 'dorën' e tij në disa atentate në botën e krimit.
-Kush është Aldo, nipi i 'stërvitur' nga Astrit Avdylaj për gjoba e vrasje?
Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, Astrit Avdylaj në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Astriti e këshillon të mos ekspozohet dhe të mbajë në kokë maskë. Përpos atentateve në një episod tjetër, xhaxha e nip flasin për gjoba, ku Astrit Avdylaj sugjeron për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën.
“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua.... Hojvon,"-e këshillon nipin në Sky Ecc.
-Por kjo nuk është hera e parë që Astrit Avdylaj fut në lojë për vrasje nipin e tij Aldo Avdylaj. Durim Bami kërkohej të hiqej qafe nga ish-deputeti Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022. Për këtë ekzekutim, Astrit Avdylaj angazhoi Aldon.
Konkretisht Avdyli nga burgu urdhëroi nipin e tij Aldo Avdyli që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Bamit. Në një episod të dosjes së SPAK, që ZËRI ka zbardhur, Aldo Avdyli ndihmohet nga grupi i ish-deputetit Arben Ndoka për të hyrë në Shqipëri. Më 3 korrik të 2020, Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.
Arben Ndoka, Arian Tuku, Miri Bruli dhe persona të tjerë të paidentifikuar e ndihmojnë. Transportin ia ka bërë Miri Bruli, duke përdorur një varkë duke e zbritur në Pulaj, Shkodër. Ai u fut në Shqipëri, por zyrtarisht në TIMS, Avdyli për herë të fundit ka hyrë në vend më datë 25.02.2016. Një alibi e përkryer për të nëse ndonjëherë do të dyshohej për ndonjë ngjarje kriminale. Për këto raste, përgjigjia e tij do të ishte krejt e thjeshtë: Nuk kam qenë fare në Shqipëri!
Durim Bami i shpëtoi një atentati me armë në vitin 2020. Bami ishte nën shoqërinë e kushëririt të tij Ervin Kodra, teksa lëvizte me automjet nga zona e Kamzës në drejtim të Krujës. Por teksa hyri në urën e Tapizës, ata ranë në pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku. Makina e Bamit mori 5 plumba automatiku, por asnjëri prej tyre nuk u plagos.
Vrasja e Durim Bamit nuk u arrit dhe në një tjetër episod të dosjes së SPAK, Aldo shprehej i revoltuar me Ervis Martinajn. Në bisedat mes nipit të Astrit Avdylaj dhe Arben Mërkurit, duket se bandat kishim një mosmarrëveshje dhe nga mesazhet e shkëmbyra kuptohet se dyshja nuk kishin marrë lekë nga Vis Martinaj për vrasjen që do kryenin.
Arben Mërkuri- E dun pa lek.
Elidon Avdyli- Pa lek un suki e fak. Ta bejn vet. Talli karat vis martini me ne. So pun ajo e dak. Turp kush e ngjon. Sharri thot mos shko.... Un si shkoj e dak. Ala smekan llon leket e mija jo ti shkoj me bo ket pun ta nrrojm me lentin në bohet. Po pu lek pa ndrim. Ne sharri ja lla 80 bolit. Per plazhin.
-Bazuar në operacionin e zhvilluar më 2 tetor, Aldo Avdylaj mori përsipër të ekzekutonte në favor të Aleksandër Lahos, njohur si 'Rrumi i Shijakut' në këmbim të pronave në Durrës e Gjiri i Lalzit.
Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylajt që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Plarent Dervishajn, Lulzim Berishën dhe Edmond Koçin, i njohur si 'Mond Çekiçi'. Në bisedën e zbardhur 'Rrumi' i shkruan nipit të Astrit Avdylajt se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Çekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojen e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama ktu……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.
-Përpos gjobave dhe atentateve, e vetmja vrasje që u arrit nga Aldo Avdylaj ishte ajo e Ermir Bregut në vitin 2021 në Durrës. Edhe pse angazhoi ushtarët e tij, nga bisedat e zbardhura në dosje rezulton se ekzekutimin e biznesmenit Aldo e kreu vetë. Aldo Avdylaj doli në terren në 22 janar dhe brenda dy ditëve, më 24 janar njoftoi Enea Kumen dhe 'Rrumin' se puna mbaroj (vrasja e Edmir Bregut).
Në orën 16:15, Elidon Avdyli i ka dërguar Enea Kumes vetëm një mesazh me tekst "Dak maroi".
Aldo alias Elidon Avdylaj akuzohet nga SPAK për 'vrasje me paramendim', 'mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit' dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal./ZËRI





