TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije se po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore. Sipas një përmbledhjeje, 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit dhe tashmë janë të regjistruara si procedime penale. Nga të gjitha kallëzimet e bëra, 25 nuk kanë nisur që të hetohen, ndërsa 24 të tjera janë dërguar për moskompetencë në Prokuroritë e rretheve. Vetëm 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.
Krimet Zgjedhore - 156 materiale të administruara
39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e
rretheve gjyqësore.
17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.
Pjesa e mbetur është në proces verifikimi./ZËRI