Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 materiale të administruara

zh.ll
Krimet zgjedhore/ Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, po zhvillon këtë të enjte një bashkëbisedim me dyer të mbyllura me gazetarët. Mësohet se në fokus është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, teksa ka bërë edhe një 'bilanc' të punës. Dumani ka zbuluar se strategjia e SPAK ka dhënë efekt parandalues, ndërsa tha se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese (parti politike, policia e shtetit dhe çështje të nisura nga SPAK). Nga 43 procedime, një është dërguar për gjykim. Po ashtu, nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK.

“Strategjia ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Lidhur me statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush 193 materiale të administruara, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët. Kallëzime nga persona juridikë 16 materiale Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale.

Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori. Gjej rastin të falënderoj prokurorët që kanë kryer çdo veprim të mundshëm. Tipologjia e kallëzimeve nga subjektet politike, një nga këto ka qenë shpërdorimi i asfaltit elektoral.

Të gjitha kallëzimet janë verifikuar dhe nuk janë kundërshtuar në gjykatë kur janë mosfilluar. Publikimet në kundërshtim me ligjin, përdorimi i administratës, kallëzimet kanë qenë thjesht vetëm formale dhe nuk kanë plotësuar elementët”-është shprehur Dumani./ZËRI

Poll

MOS HUMB