Aktualitet

Vrasja e babait të Roan Brahimit! Makina e autorëve u vodh në Peqin 1 muaj më parë, në lokal ishte dhe gruaja e tij

Mjeti i cili u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti.

F.I
Vrasja e babait të Roan Brahimit! Makina e autorëve u vodh në
Gjovalin Prendi

LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit në Pllanë të Lezhës. Makina tip “Land Rover” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti, shkruan Klan.Tv.

Viktima në momentin që është ekzekutuar ka qenë në verandën e lokalit, duke shkruar në telefon, teksa në brendësi të bar kafes në pronësi të tij, ndodheshin 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit. Kjo e fundit, por dhe personat e tjerë dëshmitar në vendngjarje, në deklarimet e para kanë treguar se nuk kanë mundur të shohin autorët dhe në momentin e breshërisë janë shtrirë në tokë.

Gjovalin Prendi, 64 vjeç u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 17 prillit në Pllanë të Lezhës. Viktima është babai i 32-vjeçarit të ndjerë, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024-s në Greqi. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip 'Porsche'. Dy prej tyre, të maskuar, kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri automatiku në distancë të afërt, duke e lënë të vdekur Gjovalin Prendin, i cili ndodhej në pjesën e verandës të lokalit të tij.

Mjeti, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit është gjetur i djegur pranë një kanali në afërsi të fshatit Fushë Gjormë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës, Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është i përfshirë në disa ngjarje kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB