Aktualitet

Ekskluzive/ Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, dy persona i bënë pritë para karburantit

Biznesmeni 43-vjeçar është vrarë në afërsi të biznesit të tij në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit

E.K
Ekskluzive/ Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në
Mondi Mehalla dhe karburanti ku mbeti i vrare

ELBASAN- ZËRI ka siguruar foton e biznesmenit Mondi Mëhalla që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele, pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij. 

Burime bëjnë me dije se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, teksa ishte në afërsi të karburantit në pronësi të tij. Së fundi ai rezulton të jetë pronar dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se në ekzekutimin e Mëhallës kanë marrë pjesë dy persona./ZËRI

Poll

MOS HUMB