TIRANË-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme (13 nëntor) në zonën e Bathores në Tiranë. Një grua e moshuar ka humbur këmbën pasi shoferi i autobusit të Kamzës ka mbyllur derën para kohe gjatë zbritjes së pasagjerëve. Sipas dëshmitarëve, dera e autobusit është mbyllur ndërsa e moshuara po zbriste.
Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar këputje të këmbës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Denoncimi në JOQ: Pershendetje. Para nje ore ka ndodhur nje aksident ne rrethin e bathores dhee autobusi ka shtypur nje plak i kan keptur kemben pasi autobusi nuk e pa kur zbriti dhe mbylli deren para kohe. Ajo plaka jetonte ne azil dhe nuk kemii kontakt me asnje familjar. Ju lutem ta postoni pasi ndoshta e njeh dikushh dhe kontakton me policin ose ambulancen.
Identiteti i të moshuarës nuk është bërë i ditur dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me rastin dhe nëse shoferi i linjës së transportit publik do të hetohet./ZËRI