Aktualitet

E rëndë në Vlorë! 47-vjeçari rreh gruan së bashku me të vëllanë

Ngjarja ndodhi në fshatin Mekat, ku 47-vjeçari, i identifikuar me inicialet K.P., nisi që të dhunonte bashkëshorten e tij.

k.m.
E rëndë në Vlorë! 47-vjeçari rreh gruan së
Foto ilustruese

VLORË- Dy vëllezër janë arrestuar në Vlorë pasi kanë dhunuar një grua. Ngjarja ndodhi në fshatin Mekat, ku 47-vjeçari, i identifikuar me inicialet K.P., nisi që të dhunonte bashkëshorten e tij. Në një moment i është "bashkuar" edhe i vëllai i tij, F. P., 51 vjeç. Pas njoftimit të bërë nga fqinjët, Policia shkoi në banesë dhe vendosi në pranga dy vëllezërit. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu, e cila mbahej pa leje nga 47-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve:  • K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat. Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB