ELBASAN-Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan, ku një 51-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij. Ka qenë vetë kjo e fundit e cila ka denoncuar rastin në Polici, ku është shprehur se gjithçka ka ndodhur pa dëshirën e saj. Policia ka nisur hetimet për 51-vjeçarin, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit./ZËRI