Aktualitet

E rëndë në burgun e Lezhës, gjendet pa shenja jete i dënuari

50-vjeçari Sotir Shabani, vuante dënimin në burgun e Lezhës për veprën penale të dhunës në familje

E.K
E rëndë në burgun e Lezhës, gjendet pa shenja jete i
Foto ilustruese

LEZHË- Një i dënuar në burgun e Lezhës ka humbur jetën gjatë natës. I dënuari u gjet pa shenja jete nga rojet e sigurisë së burgut. Sotir Shabani ishte i dënuar për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa dyshohet se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje kronike, e cila kërkonte mjekim të vazhdueshëm. 

NJOFTIMI I DREJTORISË SË BURGJEVE

“Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.

Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.

I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.

Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.

Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB