Aktualitet

E qëlloi me thikë në zemër, dëshmia pasi vrau gruan: Sot më gënjeu në telefon dhe në debat e sipër..

Sipas dëshmisë së tij, gruaja qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.

zh.ll
E qëlloi me thikë në zemër, dëshmia pasi vrau gruan:
hysni dhe lumturie patushi

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e 68-vjeçarit Hysni Patushi para grupit hetimor, pas ngjarjes së rëndë. Ai ka deklaruar se me bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, kishin pasur konflikte herë pas here.

Sipas dëshmisë së tij, gruaja qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”. Madje, sipas burimeve, ai u ka thënë hetuesve se i kërkonte bashkëshortes të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte.

Ndërkohë, paraditen e kësaj të shtune, ai e ka marrë në telefon dhe sipas tij, 58-vjeçarja i ka thënë se ndodhej te TEG-u. Sipas dëshmisë së tij, pas telefonatës ai ka shkuar banesës së vajzës dhe e ka gjetur aty. 

“Kam pasur konflikte herë pas here me gruan. Shkak ka qenë fakti se ajo nuk qëndronte tek shtëpia jonë në Don Bosko, por tek shtëpia e vajzës. I kam kërkuar disa herë gruas të qëndronte tek shtëpia jonë, por nuk pranonte.

Paraditen e sotme e kam marrë në telefon dhe më ka thënë se është në një qendër tregtare. Shkova tek shtëpia e vajzës dhe e gjeta aty. Ajo më kishte gënjyer. Në debat e sipër e qëllova me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar 68-vjeçari në polici./ZËRI

Poll

MOS HUMB