
Foto ilustruese
GRAMSH-Një ditë pas tragjedisë me dy viktima në Gramshit, është arrestuar pronari i firmës së ndërtimit, Eduart Deliu, i cili akuzohet për veprën veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç.
Poll