Aktualitet

“Duhet pak korrupsion në familje”! Bisedat e të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH: Plaku është drejtor

USB përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.

F.I
“Duhet pak korrupsion në familje”! Bisedat e të birit
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Berat, ku u vendos nën akuzë ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla, për marrje në mënyrë të paligjshme të sekreteve shtetërore që zotëronte institucioni që kishte drejtuar.

Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. 

Nga detajet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohet se në një USB, ish-drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.

Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.

Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bixhoz shqiptarët”, ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.

Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”, referuar të atit të tij.

Bashkëbiseduesi i thotë, “prandaj mban lokal me lojëra fati ti”, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.

Shulla, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Ndërkohë sa i përket USB, Kopjimi ose shumëfishimi imaterialeve është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH./ZËRI

Poll

MOS HUMB