Aktualitet

Djali “shqiponjë” që sfidoi i vetëm 6 efektivë, kush është Klevin Meta, me nënën gazetare dhe të atin polic në burg

Teksa edhe vetë u vendos në pranga, familja e tij po përballet me një proces gjyqësor që lidhet me një aksident ku ishte përfshirë babai i tij

F.I
Djali “shqiponjë” që sfidoi i vetëm 6 efektivë,
Klevin Meta

TIRANË-Klevin Meta, është i riu nga Gjirokastra i cili u kthye në 'simbolin' e protestës të studentëve pas pamjeve ku u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 22-vjeçari i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë u kthye në një nga personazhet më të komentuar për rezistencën e tij.

ZËRI raportoi një ditë më parë se i riu është djali i gazetares Brikena Meta, ndërsa babai i tij, një punonjës i Policisë, i cili ndodhet në burg. Teksa edhe vetë u vendos në pranga, familja e tij po përballet me një proces gjyqësor që lidhet me një aksident ku ishte përfshirë babai i tij. Burime për ZËRI bënë me dije se një grup ekspertësh që merren me çështje rrugore i kanë kërkuar miliona lekë, për ta nxjerrë të pafajshëm babain e Klevin Metës.

Përpos pamjeve virale të 22-vjeçarit mes efketivëve, imazhit me duar në pranga para Komisariatit dhe fytyrës së gjakosur në furgonin e policisë, historia e tij tregon zemërimin e të rinjve, mungesën e besimit te institucionet dhe arsyet që i shtyjnë ata të dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim.

Poll

MOS HUMB