Aktualitet

Dinamika e ngjarjes në Shkodër, Klodiana Lala: Kolë Mani i dërgoi Anilës një video sikur po vriste veten në banesë

Gazetarja u shpreh se Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit.

F.I
Dinamika e ngjarjes në Shkodër, Klodiana Lala: Kolë Mani i
Kolë Manaj dhe Anila Prendushi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku Kolë Mani ka plagosur rëndë bashkëjetuesen Anila Prendushin dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin 'Open' në News 24, tha se Prendushi ka një plagë në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, shanset që Prendushi të mbijetojë janë të pakta.

Gazetarja u shpreh se Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila Prendushi ka dalë nga puna, ka hyrë në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani menjëherë e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

“Anila Prendushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është në Spitalin e Traumës. Ka një plagë në kokë, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta. Është nënë e tre fëmijëve dhe është një ngjarje tepër tragjike për të gjithë. Prendushi është divorcuar me bashkëshortin, me të cilin kishte tre fëmijë të mitur. Rreth 1 vit e gjysmë më pas ka krijuar një lidhje me Kolë Manajn. Fillimisht kanë shkuar mirë. Rreth tre javë më parë kanë nisur problemet mes çiftit, për arsye, që urojmë të mbijetojë dhe vetë Anila ta tregojë. Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij” – tha Klodiana Lala.

Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 mesditën e 18 shkurtit në lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë. Për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore, 44-vjeçarja është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB