Aktualitet

Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona të Tiranës

Disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

F.I
Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-OSHEE ka bërë me dije se ka probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë. Disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë.

“Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSHEE.

Poll

MOS HUMB