Aktualitet

Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, Gjykata lë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën

Teksa ata u vetëdorëzuan thanë se kishin zgjedhur që të vetëdorëzoheshin për shkak se ishin pajtuar me Bruçin.

I.F
Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, Gjykata lë
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, që u vetëdorëzuan në polici më 23 Janar për dhunën e ushtruar ndaj 62-vjeçarit Vladimir Bruçi. Pas seancës, avokati Sokol Tahiraj deklaroi se klientët e tij dyshohen vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar ku u dhunua Bruçi për një vend parkimi. Avokati tha se nuk ka asnjë lloj komunikimi për klientët e tij, referuar dyshimeve se ata mund të jenë përfshirë në masakrën e Dobraçit me 4 viktima.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan "në paqe" në Polici, pasi ndaj tyre ishte caktuar masa “arrest me burg” gjatë kohës që ata ishin shpallur në kërkim. Troshani dhe Sakica ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor të vitit 2024. Teksa ata u vetëdorëzuan thanë se kishin zgjedhur që të vetëdorëzoheshin për shkak se ishin pajtuar me Bruçin. Duke qenë se me "viktimën" kishin marrëveshje, vendosën që të mbyllin punë edhe me ligjin.

Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim, por po ashtu ndaj tyre janë ngritur dyshime se janë të përfshirë edhe në masakrën e Dobraçit, ku u vra Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB