foto ilustruese
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Mesohet se shtetasi A.Ll pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 1 një kryeqytet, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
-A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre. /ZËRI
Poll