Aktualitet

Dhunohet biznesmeni i ndërtimit në paraburgimin e Vlorës

Burimë pranë ZËRI-t bëjnë me dije se i paraburgosuri nuk ka asnjë problem shëndetësor.

l.k
Dhunohet biznesmeni i ndërtimit në paraburgimin e Vlorës
Biznesmeni Eduart Alikaj

VLORË- Eduart Alikaj, pronar i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, i cili ndodhet në paraburgim në Vlorë, është transferuar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, pas dhunimit në qeli.

Dhunohet biznesmeni i ndërtimit në paraburgimin e Vlorës
Të dhënat në QKB

Bëhet me dije se ai është dhunuar nga të paraburgosurit Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami. Konflikti ndodhi mesditën e djeshme, në Godinën A të paraburgimit Vlorë. Burimë pranë ZËRI-t bëjnë me dije se i paraburgosuri nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Alikaj mbahet në paraburgim për akuzën e vjedhjes së disa makinerive në Itali. Më 16 qershor 2023, ai u arrestua në Vlorë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Sipas Policisë së Shtetit, Alikaj kërkohet nga Italia për vjedhje me dhunë të 10 mjeteve motorike dhe makinerive të punës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB