TIRANË-Qyteti bregdetar i Durrësit duket se është përfshirë në një tjetër skemë vjedhje dhe abuzimi, por këtë herë nuk bëhet fjalë për Postën Shqiptare, ku u zhdukën rreth 69 milionë lekëve, por për faturimin e enrgjisë elektrike. Në redaksinë e ZËRI-t sot mbërriti një denoncim nga një ish-faturiste e OSHEE në zonën e Durrësit, e cila njofton se hotel 'Crowne Plazza' në Durrës është pa një sahat matës energjie dhe OSHEE nuk ka një kontratë të lidhur me hotelin në fjalë.
Ish-faturisja shprehet për ZËRI-n se në hotel ka një matës ndërtimi kantjeri i cili është i deformuar dhe nuk punon. Në këto kushte nuk dihet se ku shkojnë kilowatët e faturuar për hotelin, por në denoncim thuhet se pas skemës qëndron shefi i sistemit të matjes së sahateve, Almir Bodurri.
Ish-punonjësja e OSHEE pretendon se Bodurri nëpërmjet ryshfetit, njohjeve në Tiranë dhe bashkëshortes së tij e cila deri para pak kohësh ishte faturiste, favorizojnë hotelin 'Crowne Plazza', ndërsa kilowatët e humbur të 'Plazzës' do t'u faturohen qytetarëve.
Denoncimi që mbërriti në redaksinë tonë:
"Pershendetje dhe stafit uroj te jeni mire dhe mbaresi
Une qe te shkruaj jam nje ish faturiste ne zonen e durrresit e larguar prej pune perse shkoja ne proteste por dua te theksoj ketu ne oshee durres eshte nje person shefi sistemit te matjes sahateve me emer Almir Bodurri ndares parash me cdo drejtor dhe cdo shef ne tirane, zakonisht cdo drejtor qe vjen ndron stafin ky e ka mire me te gjithe e cuditshme nuk ka levize nga ky pozijcon qe 14 vjet ne kte karrike interesash ka dhe gruan tek sektori faturimit por ate e hoqqen para 1 muaji se ra ne sy me mbifaturime normal se kilowatet e humbur te plazes do faturohen ne qytetar ,ajo quhet donatela gjonaj bodurri por ne pune nuk paraqet mbiemrin e te shoqit se nuk lejohen quhet vetem donatela gjonaj shefe sektorit faturimit.
Dua te informoj se hotel plazza ne durres eshte pa sahat matje energjie por me mates ndertimi kantjeri i cili eshte i deformuar dhe nuk punon, ska kontrate ky hotelit dhe suport i jep ky person bashke me drejtorin, almir bodurri shef isektorit matjes sektorit kryesor ku jane kilowatet.
Nusja ne faturim ky ne sistem nderhyrje matjes, merree mend sec u behet kilowatet ne qarkun e durresit sot e 14 vite, une do ta denoncoj dhe ne spak si rast sepse me kane hequr buken e gojes, jam ne kredi e mbytur femije ne shkolle ... Te flm lutem beje publike qe te shporret kjo kaste hajdutesh."
Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi mes vendimeve të tjera të qeverisë edhe dhënien e statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës në favor të kompanisë “Mediterranean Investment Group”. Kompania që përfitoi heqjen e taksave përmes statusit special ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës. Molla ka blerë 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group”.
Në kohën kur kompania me aksioner babanë e tij, Selim Molla mori statusin e veçantë të “Investitorit në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, Redi Molla ishte administrator i Tirana DC, një ndërmarrje me aksionere 100 për qind Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi deri në vitin 2023.

Redi Molla u arrestua si pjesë e hetimeve për dosjen “5-D”, që lidhet me një skemë të dyshuar korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.
ZËRI ka kontaktuar me shefin e sistemit të matjes së sahateve, Almir Bodurrin dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Durrës, nëse disponojnë një kontratë të lidhur me hotelin dhe si po faturohet Plazza, por ende nuk ka një përgjigje. Pyetja kryesore mbetet: ku shkojnë humbjet e mijëra kilowatëve të 'Plazza'?