Aktualitet

Dëmet nga ngricat! Fermerët protestë në Maliq: Të na plotësohen kërkesat, do bojkotojmë zgjedhjet

Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar arrin deri në 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës.

F.I
Dëmet nga ngricat! Fermerët protestë në Maliq: Të na
fermerët

MALIQ-Fermerë të fshatit Burimas në Maliq, sot dolën në protestë për dëmet e mëdha që kanë pësuar drufrutorët si pasojë e ngricave dhe temperaturave të ulëta që përfshinë dy ditë më parë juglindjen e vendit. Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar arrin deri në 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës.

Në fshatin Burimas, ka rreth 100 fermerë që sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet bujqësisë, ndërsa këta të fundit i kanë bërë apel qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore. Nëse nuk merret asnjë masë deri më 11 Maj, fermerët paralajmërojnë bojkotin e zgjedhjeve.

Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit./ZËRI

Poll

MOS HUMB