Aktualitet

Mln euro dëm shtetit! CEO i 'Bankers', ish-drejtori dhe 8 zyrtarët kërkuan lirinë, Apeli i lë në burg

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo janë lënë në burg.

F.I
Mln euro dëm shtetit! CEO i 'Bankers', ish-drejtori dhe 8
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së evazionit fiskal të "Bankers Petroleum", teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Dhjetë personat e akuzuar, përfshirë CEO-n kinez dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo kërkuan në Gjykatën e Apelit, ndryshimin e masës së sigurisë. 

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo janë lënë në burg. Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç.

Ndërkohë për 3 persona u hoq masa ndalim i daljes jashtë vendit duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Masa 'arrest me burg' për: Leonidha Çobo, Hongping Xiao.

Masa 'arrest në shtëpi': Lianyi Wang, Ardit Kero, Flavia Capo, Kledi Xhani

Hiqet masa arrestit në shtëpi, caktohet detyrim paraqitje për: Doina Goga

Lihet në fuqi masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalim largimi jashtë vendi” të akuzuarve: Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj.

Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB