GJIROKASTËR- Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit”, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë.
Sipas burimeve, automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga Myftari, është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.
Mësohet se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar dhe të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime fizike, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, Policia Rrugore e Gjirokastrës ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.