
SARANDË- Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark për arsye që ende nuk dihen.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku edhe po merr ndihmën e parë nga bluzat e bardha dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia është vënë në kërkim të bashkëshortit të saj.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI