VAU I DEJËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Vaun e Dejës, ku një 55-vjeçare dyshohet se është goditur nga bashkëshorti i saj me sqepar.
E plagosur ka mbetur Zina Krajni 55 vjeçe e cila është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë.
Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar bashkëshortin e 55-vjeçares i cili dyshohet se e ka goditur atë me mjetin e fortë.
Ndërkohë, rrethanat dhe motivi i ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ZËRI