
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë raportimin e tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në fjalën e tij, Dumani foli dhe për bashkëpunimin me institucionet. Ai tha se një pjesë e dosjeve zvarriten për shkak të vinesës së përgjigjeve nga vendet e tjera. Dhe, sipas Dumanit, nuk bëhet fjalë vetëm për çështje në lidhje me krimin e organizuar, por edhe për korrupsionin.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Përsa i takon çështjeve rë mbartura, të gjitha ato që ju thatë bëjnë që hetime të kërkojnë kohë, ndoshta edhe të zvarriten. Përgjigjet nga institucionet shtetërore janë brenda kohës së caktuar, por nuk kushtëzohet zgjidhja e çështjeve për shkak të rritjes së përgjigjeve. Megjithatë një numër çështjesh që varen nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja zgjasin edhe pesë vite. Shumë prova kërkohen jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk flas vetëm për krimin eo rganizuar. Kemi çështje që kanë të bëjnë me korrupsioni dhe kemi adresuar kërkesa për prova, por kushtëzohemi nga ardhja e këtyre letërporosive. Patjetër mund të ketë edhe faktorë të tjerë subjektive. Neglizhencë apo mungesë bashkëpunimi nga ana e prokurorëve, por këtë gjë e trajtojmë rast pa rasti.