Aktualitet

Babai abuzoi me vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar sulmohet nga komshinjtë: Dilni nga shtëpia ose do të derdhet gjak...

Madje, pronarja e shtëpisë e ka sulmuar fizikisht, duke e kërcënuar atë dhe duke i vendosur një afat 2 ditor për ta liruar shtëpinë. 

zh.ll
Babai abuzoi me vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së
Në foto: Nëna dhe babai i të mitutrës

TIRANË- Juela Meta, nëna e 12-vjeçares së abuzuar nga babai, Zamir Meta, ka rrëfyer për mediat gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet aktualisht familja e saj. Nënë e 6-fëmijëve të tjerë, Jula Meta ka folur për Euronews, ku ka rrëfyer se pronari i banesës ku jetonin i nxorri jashtë. Madje, pronarja e shtëpisë e ka sulmuar fizikisht, duke e kërcënuar atë dhe duke i vendosur një afat 2 ditor për ta liruar shtëpinë. 

Lidhur me këtë, Juela thotë se ka shkuar edhe në polici, por nuk ka marrë një urdhër mbrojtje. Për më tepër, pronarja e shtëpisë ka ndryshuar deklaratat para togave të zeza, duke thënë se ndihej e kërcënuar prej Juelës. 

“Komshia po më kërcënonte që do të derdhet gjak. Vjen e zonja shtëpisë se bashku me të vëllain dhe më thotë që edhe dy ditë e shumta duhet të lironi shtëpinë se do të derdhet gjak. Shkova në polici, dhashë deklaratë, por policia nuk më dha urdhër mbrojtje. Vjen zonja së bashku me të vëllain dhe ajo ndryshon deklaratat. Ajo ka thënë në polici se dhe ajo ndihet e kërcënuar”, tha Juela Meta.

Kujtojmë se ngjarj e rëndë ndodhi pak ditë më parë Sheqishtë të Fierit, ku Zamir Meta prej kohësh abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur, që kur kjo e fundit ishte vetëm 5-vjeçe. Zamir Meta u arrestua meënjeherë pas publikimit të rastit, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg". Zamir Meta akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”./ZËRI/

Poll

MOS HUMB