Aktualitet

As Bashkia e Tiranës nuk "i shpëton" molotovit, Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Disa protestues hodhën molotov drejt dyerve të Bashkisë por ata u tërhoqën pas ndërhyrjes nga Policia.

M.M
As Bashkia e Tiranës nuk "i shpëton" molotovit, Policia
Bashkia e Tiranes

TIRANË- Godina e Bashkisë së Tiranës nuk i ka "shpëtuar" molotovit nga protestuesit. Disa protestues hodhën molotov drejt dyerve të Bashkisë por ata u tërhoqën pas ndërhyrjes nga Policia. 

Ka qënë gazi lotsjellës i hedhur nga tarraca e Bashkisë, ajo që bëri që protestuesit të ndalen nga sulmi drejt kësaj godine. Edhe pse Partia Demokratike nuk ka publikuar asnjë informacion sa i përketë axhendës dhe internerarit të protestës duket se pas Kryeministrisë, selisë së Partisë Demokratike, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë, protestuesit do të drejtohen për tek Parlamenti./ZËRI

Poll

MOS HUMB